LAJMI I FUNDIT:

Halitosis, era e keqe e gojës

Halitosis, era e keqe e gojës

Një frymëmarrje e freskët ju ndihmon të keni marrëdhënie të mira me të tjerët. Këshillat e mëposhtme të vetkujdesit do t’ju ndihmojnë të parandaloni një erë të keqe te frymës e gojës.

Përmirësojeni me terapi: Përdorni lëngje shpëlarës të gojës që përmbajnë Timol dhe Eukalipt (Listerine) ose cetylpyridinium (Cepacol).

Kontrolloni sasinë e squfurit: Zakonisht, përdorni një pastë dhëmbësh ose një shpëlarës goje që përmban përbërje zinku ose dioksid chorine (chlorine dioxide) për të ndihmuar shpërbërjen e substancave që përmbajnë squfur.


Kujdesuni për higjienën e gojës. Lani rregullisht gojën, po ashtu përdorni rregullisht edhe fillin dentar për pastrimin e mishrave të dhëmbëve. Kështu, në gojë do të ketë më pak mbeturina ushqimore që të shkaktojnë erën e keqe të saj.

Pastroni edhe gjuhën. Pastroni edhe gjuhën me furçë të posaçme ose ka furça që kurrizin e kokës së tyre e kanë për t’u përdorur për këtë qëllim. Pastrimi i rregullt i gjuhës ndihmon në largimin e shkaktarëve të erës së keqe dhe në largimin e baktereve.

Shkoni rregullisht tek dentisti. Ai do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse ky shqetësim ka lidhje me gojën e dhëmbët apo me shkaqe të tjera./Telegrafi/