LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Sulmi në Kuvend, sulm ndaj qytetarëve

Haliti: Sulmi në Kuvend, sulm ndaj qytetarëve

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës e quajti sulm ndaj shtetit dhe qytetarëve të saj.

“Sulmi ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës është sulm ndaj shtetit të Kosovës, ndaj qytetarëve të saj. Ftoj organet e sigurisë të jenë në nivelin maksimal të detyrës dhe sa më parë ta zbardhin këtë akt të shëmtuar”, shkruan Haliti në Facebook. /Telegrafi/