LAJMI I FUNDIT:

Haliti: S’ka pasur FARK as Marrëveshje të Oslos (Video)

Haliti: S’ka pasur FARK as Marrëveshje të Oslos (Video)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se FARK-u ka qenë vetëm një ide dhe se krejt çfarë është folur ka qenë propagandë.

“S’ka pas FARK, ka qenë vetëm një ide e imja. Ne e kemi pasur një UÇK, për të cilën ka qenë i informuar edhe kryeministri dhe z.Rugova. Kanë qenë dy grupe te oficerëve, të dyja të pavarura nga njëra tjetra. Të gjithë ata që kanë hy në UÇK kanë hy me marrëveshje dhe kanë marrë grada. Ne nuk kemi negociuar me FARK, kemi negociuar me Ahmet Krasniqin e ai nuk ka qenë ministër”, ka thënë Haliti në Rrokum Roll, duke shtuar se kur janë takuar me Ahmet Krasniqin, Adem Demaçi ka qenë si garantues për të dy.


Ai shtoi se nuk është bërë asnjë marrëveshje me FARK-un dhe se për këtë ka fakte.

“Janë njerëz të vegjël ata që dëshirojnë të merren me këtë gjë”, tha Haliti,.

Haliti duke folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së, ka thënë se me 7 maj do të mbahet Konventa e partisë dhe do të zgjidhet kryetari i ri.

Ai ka shtuar se pa Hashim Thaçin, PDK-ja do të jetë më e mobliziuar.

Haliti ka mohuar se do të kandidojë për kryetar të partisë, duke theksuar se kjo ka qenë vetëm lojë e medieve.

“Tani për tani se kam ndërmend me konkurs për kryetar të partisë. Ndodh që një ditë njeriut ti teket të konkurroj, por duhet të investojë e të punojë shumë”, theksoi Haliti.

Ai shtoi se Kadri Veseli ka me qenë gjithmonë pjesë e PDK-së në çdo variant.