LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Pa Veselin kryeparlamentar, nuk ka ecje përpara

Haliti: Pa Veselin kryeparlamentar, nuk ka ecje përpara

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, bëri të ditur se kandidati i vetëm për Kryetar Parlmenti i PDK-së, është Kadri Veseli, madje quajti deklarimet në lidhje me këtë çështje, të bashkëpartiakut të tij Memli Krasniqit, keqkuptime.

Haliti ka thënë se zgjedhja e Kadri Veselit kryeparlametar është e pashteg dhe se procesi do të bllokohet në atë pikë, për aq kohë sa është e nevojshme, në mënyrë që ai proces të kryhet.


Ai ka deklaruar se nuk ka dyshim që Veseli i ka votat për t’u emëruar në atë post, si edhe Ramush Haradinaj për postin e kryeministrit, ndërsa ka ftuar deputetët e koalicionit LAA që të mos jenë bllokues, por të mendojnë për vendin.

“Ne kemi atë fuqi politike që kemi dhe të drejtën për të zgjedhur kryetarin e parlamentit. Mendoj që kandidatura është e mirë dhe e qëlluar. Nuk do të duhej ta pengonte askënd. Nëse dikujt i konvenon që të mos shkojmë më tutje por ta shtyjmë këtë proces për muaj, pas konstituimit të kuvendit, kushtetuta nuk parasheh dicka tjetër, pos zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë”, tha Haliti në Info Magazine të Klan Kosova.

“Mendoj që deputeti nuk duhet të kushtëzohet që të votojë sipas dëshirës së kryetarit të partisë. E drejta e deputetit për të votuar në mënyrë të caktuar është e drejtë ekskluzive. Po ashtu, koalicionit LAA do t’i levërdiste që për të mirën e vendit ta votojë edhe kryeparlamentarin e kryeministrin”, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori