LAJMI I FUNDIT:

Haliti numëron disa arsye pse PDK-ja duhet të përfshihet në Qeverinë Hoti

Haliti numëron disa arsye pse PDK-ja duhet të përfshihet në Qeverinë Hoti

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka treguar se është pro përfshirjes së PDK-së në Qeverinë Hoti.

Haliti përmes një postimi në Facebook, ka numëruar disa arsye sa i përket hyrjes së PDK-së në koalicion qeverisës. Sipas Halitit, se të gjitha këto çështje kërkojnë politikëbërje të përgjegjshme shtetërore dhe jo individë apo koalicion të brishtë si ky që e kemi.


“Për t’u përballur me të gjitha këto probleme duhet të kemi një koalicion të madh me politikanë e ekspertë të mirë e të përgjegjshëm. Duke besuar në fuqinë e PDK-së, te ekspertët dhe te politikanët e saj, mendoj se duhet bashkuar (sipas një marrëveshjeje) së pari me LDK-në, e edhe me partitë tjera për të qeverisur me vendin, për t’u përballur me çështjet që duhet t’i zgjedhim”, ka shkruar Haliti.

Postimi i plotë:

Mendimi i lirë i individit është pjesë e rëndësishme e demokracisë. Në PDK askush s’e penalizon askënd për mendimin e shfaqur publikisht.

Si çdokund tjetër ku kërkohet dhe më jepet rasti të flas për probleme të caktuara të sferës politike, mendimi im është i hapur edhe në organet e PDK-së. Demokracia nuk është anarki, por është diktaturë e ligjit, rregullave, statutit, e Kushtetutës. PDK, pas debatit në organet e saja, të gjitha vendimet i merrë me konsensus ose me shumicën e votave, të cilat çdo herë i kam respektuar dhe do t’i respektoj edhe në të ardhmen.

Pyetja që shtrohet shpesh këto ditë, për sa i përket koalicionit qeverisës: të hyjë PDK-ja ose jo? Edhe në këtë rast unë e kam mendimin tim. Kosova është në udhëkryq të madh për shumë arsye.

Po i numëroj disa, pa e bërë kategorizim sa i përket rëndësisë së tyre:

– Pandemia COVID-19;
– Dialogu me Serbinë;
– Ndalimi i njohjeve të shtetit të Kosovës;
– Tërheqja e njohjeve të shtetit të Kosovës;
– Gjykata Speciale.

Shto këtu edhe ekonominë e dobët; arsimimin që lë për të dëshiruar; shëndetësinë; papunësinë; korrupsionin; nepotizmin; organet e sigurisë; integrimin në institucionet ndërkombëtare; aleancat strategjike me SHBA-në, BE-në, Britaninë e Madhe etj., politika e jashtme… që të mos i numëroj të gjitha me radhë.

Të gjitha këto çështje kërkojnë politikbërje të përgjegjshme shtetërore dhe jo individë apo koalicion të brishtë si ky që e kemi.

Për t’u përballur me të gjitha këto probleme duhet të kemi një koalicion të madh me politikanë e ekspertë të mirë e të përgjegjshëm.
Duke besuar në fuqinë e PDK-së, te ekspertët dhe te politikanët e saj, mendoj se duhet bashkuar (sipas një marrëveshjeje) së pari me LDK-në, e edhe me partitë tjera për të qeverisur me vendin, për t’u përballur me çështjet që duhet t’i zgjedhim. Prandaj edhe po kërkoj që të lihen interesat personale për interesin e vendit dhe të të gjithë qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori