Xhavit Haliti ka qëndruar në fshatin Aqarevë, nga ku ka premtuar se do të angazhohet që në legjislaturën e ardhshme Kuvendi të miratojë ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare nga sharjet, fyerjet dhe çdo përpjekje për t’i njollosur ato.

"Në Aqarevë, te familja e Tafil Jasharit, mes njerëzve që e kanë përjetuar dhe bartur mbi supe luftën për liri.


Në shtëpinë ku gjatë luftës kishte qëndruar dëshmori i kombit, i madhi Bekim Berisha, ende ndiheshin gjurmët e kohës së luftës dhe krenaria për rezistencën çlirimtare.

Vlerat e luftës janë të shenjta, prandaj do t’i mbrojmë me ligj nga sharjet, fyerjet dhe çdo përpjekje për t’i njollosur ato", ka shkruar Haliti në llogarinë e tii në Facebook.

Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.