LAJMI I FUNDIT:

Haliti mori mbështetje për Kosovën nga nënkryetari Ekzekutiv i Kongresit Botëror të Hebrenjve

Haliti mori mbështetje për Kosovën nga nënkryetari Ekzekutiv i Kongresit Botëror të Hebrenjve

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur sot në takim nënkryetarin Ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, të cilin e njoftoi për angazhimet në Kuvendin e Kosovës që kanë të bëjnë me avancimin dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Duke folur për rrugën e gjatë e të mundimshme të popullit tonë deri në realizimin e lirisë dhe shtetësisë, Haliti vuri në spikamë nevojën për mbështetjen e Kosovës nga komuniteti hebraik.


“Ju jemi shumë  mirënjohës që mbështetja për Kosovën të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku do që është e mundshme”, tha ai.

Nënkryetari Ekzekutiv i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Singer, shfaqi konsideratë të lartë për popullin tonë dhe historinë e tij, duke siguruar Halitin, se ndihma dhe mbështetja për Kosovën do të jetë pjesë e angazhimeve të përditshme. /Telegrafi/