LAJMI I FUNDIT:

Haliti: LDK, më mirë me neve sesa me AAK-në

Haliti: LDK, më mirë me neve sesa me AAK-në

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se një qeverisje me një bashkëpunim të mundshëm me grupin parlamentar Lista Serbe, nuk do të ishte aspak problematike, madje sipas tij, secili subjekt partiak do duhej ta bënte një bashkëpunim të tilë, për të mirën e vendit.

Në Info Magazine të Klan Kosova, Xhavit Haliti tha se kushdo që mbetet në opozitë, duhet të votojë pro-interesave të vendit, derisa dhe komentoi një koalicion të mundshëm qeverisës në mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Ai duke folur për përfshirjen e Listës Serbe në Qeveri tha se ”Duhet të ketë kujdes, sepse mund të ketë mundësi nga Beogradi ta bllokojë procesin”.

Haliti foli edhe për mundësinë e një bashkë qeverisjeje me LDK-në.

“Ne kemi qenë me LDK-në në tre mandate. Kemi qenë bashkë gjatë qeverisjes së Bajram Rexhepit e në Qeverinë e Hashim Thaçit, e tash me Isa Mustafën”.

“Ne kemi pas probleme. Ka funksionuar mirë, por ka pasur problemet e veta si koalicion. S’do të thosha që janë gabime vetëm të LDK-së, por edhe ne si grup parlamentar kemi pas të metat tona në deklarime për ministritë e Qeverinë. Do ta ketë shumë më të vështirë që të qeverisë me AAK-në sesa me PDK-në”, tha ai.

Duke komentuar dorëheqjen e Shukri Bujës ai tha se ”Nuk më bëri përshtypje sepse Shukri Buja do duhej të jetë autokritik, për rezultatin që kemi marr si PDK”, ka thënë Haliti.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori