eksperti ad

“Kjo kthesë dhe ky ndryshim i paralajmëruar politik ia kthen identitetin institucionalist LDK-së dhe Isa Mustafës, si lider i saj, gjithashtu ia rikthen performancën pozitive personale pas 8 qershorit, duke pasuruar biografinë me lëvizje të përgjegjshme politike dhe me veprime të ndërgjegjshme në pajtim me rregullimin ligjor dhe normat kushtetuese”, ka shkruar Krasniqi.

Lexojeni të plotë shkrimin

Kthesë politike me veprime të përgjegjshme


Lëvizjet e reja të Kthesës së madhe të paralajmëruar së fundmi rreth aktualitetit politik nga liderët e deritashëm të “bllokuar” i kanë lënë pa busull dhe i kanë çakërdisur të gjithë ata kuazi politikanë që nuk ia duan të mirë vendit dhe të atyre që e duan në prapakthim perspektivën e pandalshme të popullit tonë, drejt synimeve të tij shekullore. Gjithashtu, të trullosur janë edhe protagonistët vendorë të oazave politike me prirje egocentrike dhe të atillët nga zgafellet me naftalinëtë prodhimeve jo vendore, madje të modifikuara me gjithfarë emrash e akronimesh simpatike për kohën.

Qëndrimi i prerë i PDK-së se doemos dhe patjetër, institucionet e reja, duhet të kenë legjitimitet të fuqishëm qytetar dhe gjithë përfshirje, duke përsëritur gatishmërinë për bashkëpunim dhe për bashkëqeverisje me spektrin e djathtë dhe qëndrimi i ri i LDK- së, se dëshirojnë të tregojnë impenjim me rekomandimet vendore dhe ndërkombëtare, për t’i krijuar institucionet e reja, janë sinjale inkurajuese dhe shpresëdhënëse për të krijuar përshtypjen se zhvillimet politike po marrin rrugën ligjore në përshtatje të rregullimit kushtetues.

Apelit të PDK-së se duhet të kemi një agjendë të qartë për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, vazhdimin e dialogut dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel, janë sinjale sogjetare. Preferenca për funksionim më efikas të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vazhdimin e betejës kundër çfarëdo lloj ekstremizmi, vazhdimin e reformave zgjedhore dhe të tjera përgjithësisht rrënjësore për përmbushjen e kritereve për integrim në NATO dhe BE, liberalizimin e shpejtë të vizave dhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Si duket nga zhvillimet e fundit, nuk kanë mbetur pa efekt. Sepse këto janë edhe synime të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Spektri politik i djathtë ka reflektuar, edhe pse i mbërthyer në formula dhe i katapultuar në agjenda të krijuara gjetiu jashtë Kosovës, por të përvetësuara për kaq muaj, bllokuan krijimin e institucioneve të reja dhe mundësinë për të realizuar këto synime jetike të qytetarëve tanë. Kjo ndodhi deri atëherë kur miqtë tanë e humben durimin dhe e porositën zëdhënësen e tyre, të bekuarën ambasadore të flas me gjuhën e merituar dhe me leksikun sugjestionues, ashtu siç e meritonin protagonistët bllokues.

Kjo kthesë dhe ky ndryshim i paralajmëruar politik ia kthen identitetin institucionalistLDK-së dhe Isa Mustafës, si lider i saj, gjithashtu ia rikthen performancën pozitive personale pas 8 qershorit, duke pasuruar biografinë me lëvizje të përgjegjshme politike dhe me veprime të ndërgjegjshme në pajtim me rregullimin ligjor dhe normat kushtetuese. Duke ia kthyer diskursin institucionalist LDK-së, do t’i bëj shërbimin më të mirë në jetën e tij vetes dhe vendit në pajtim me përkushtimin dhe flijimeve të popullit tonë, të cilat kuptimësohen kur funksionojnë institucionet e Republikës së Kosovës.