LAJMI I FUNDIT:

Halimi: Kosova ka nevojë për një Qeveri të re

Halimi: Kosova ka nevojë për një Qeveri të re

Analisti politik, Fisnik Halimi ka thënë se shoqëria kosovare njeh shumë pak raste kur gabimeve si rasti i deputetes Flora Brovina iu janë dhënë përgjigje me etikë.

“Ka qenë Famtir Rexhepi nga LDK që me sa duket ka qenë i vetmi që ka dhënë dorëheqje prej një pozicioni moral pas protestave të 10 shkurtit2007. Prej asaj kohe nuk kemi parë përgjegjshmëri. Besoj që zonja Brovina ka rënë në një kurth të naiviteti politik për të shtyrë përpara një kauzë të dhimbshme. Atë ditë shoqëria kosovare ka shënuar një fitore – demaskimin e një rasti i ky”, ka thënë Halimi, në Zona B të Klan Kosovës.


“Diçka e tillë nuk është pritur që të ndodhte në Serbi. Mediat në Serbi nuk u morën shumë me këtë skandal sepse e konsumuam ne. Do t’i bënte mirë edhe vet Brovinës dorëheqja sepse s’ka rrugë tjetër. Ka ndrydhë ndjenjat e viktimave dhe familjes së vet politike – PDK-së”.

Sa i përket inciativës së Isa Mustafës për thirrjes e mocionit kundër Qeverisë Haradinaj, Halimi ka thënë se këtë qeveri mund ta rrëzojnë vetëm marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

“Vetëm e vetëm nëse del se kjo qeveri është paaftë për votimin e një marrëveshjeje me Serbinë. Tri partitë duhet të gjejnë aleatë brenda koalicionit, ndoshta Listën Serbe, por ata nuk do ta votojnë rrëzimin deri pas Samitit të Parisit. LDK është dashur shumë kohë më parë të kërkojë mocion, kur u hyri aventurës me tryezat e rrumbullta që me marrëveshje ta rrëzonte Qeverinë. Kosova ka nevojë për qeveri të re, qoftë me të njëjtit njerëz, por me marrëveshje të re. PDK është parti shumë e heshtur”, tha Halimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori