LAJMI I FUNDIT:

Halil Kastrati mirëpret në selinë e tij reperin Capital T, e falënderon për donacionet dhe përkrahjen e vazhdueshme

Halil Kastrati mirëpret në selinë e tij reperin Capital T, e falënderon për donacionet dhe përkrahjen e vazhdueshme
Foto: Halil Kastrati/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, përveçse një emër dominant në muzikën hip-hop, ka marrë shpesh herë vëmendjen edhe për humanitetin e tij.

Ai u është bashkuar shumë kauzave sensibilizuese të hoxhë Halil Kastratit, për t’u dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Ndërkohë ky i fundit, e ka mirëpritur të martën reperin 28-vjeçar në selinë e re të organizatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai ka publikuar disa fotografi nga takimi me Capital T, ku ndër të tjerash shihen duke shkëmbyer përqafime e shtrëngime duarsh, në nder të miqësisë dhe bashkëpunimit të suksesshëm.

“Sot e prita në selinë tonë të re, mikun tim dhe donatorin e hershëm të shoqatës, këngëtarin Capital T. E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme, dhe biseduam për javën e rëndësishme që na pret me hapjen e Shtëpisë së të Moshuarve. Faleminderit, Trim”, ka shkruar Halil Kastrati në Instagram.

Ndërkohë, edhe Capital T ndau me ndjekësit në llogarinë e tij të Instagramit disa fotografi, ku uroi përurimin e Shtëpisë së Pleqve nga “Jetimat e Ballkanit”.

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

“Së shpejti përurohet Shtëpia e të moshuarve, “Jetimat e Ballkanit” shumë krenar me këtë projekt dhe i lumtur ta kemi një prej projekteve ndër më të mira në Ballkan e më gjerë”, shkroi reperi në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Kalo në kategori