Halil Budakova: Institucionet më kanë lëçitur, nuk më kanë përkrahur

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Halil Budakova, ka qenë së fundmi i ftuar në "Weekend" ku ka folur për jetën e karrierën.
Ai nuk ka nguruar të shpreh publikisht revoltën dhe zhgënjimin që e ka ndaj institucioneve shtetërore.
Artisti deklaroi se shteti nuk e ka mbështetur asnjëherë në punën e tij artistike dhe se ndihet i 'lëçitur' nga institucionet.

“Sa i përket përkrahjes institucionale, unë jam i larguar familjarisht me ta", tha ai fillimisht.
Tutje shtoi: "Asnjëherë në jetë shteti nuk më ka përkrahur, domethënë Qeveria e Kosovës, institucionet përkatëse dhe Ministria e Kulturës, unë jam i lëçitur me ta”.
Vetëm pak ditë më parë, Halili me bashkëshorten e tij, Meritën patën premierën e filmit "Djelmoshat e rrezikshëm".
Premiera u shoqërua me pritje të ngrohtë nga artdashësit, derisa filmi tashmë ka nisur rrugëtimin në sallat vendore. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


















































