Artistët shqiptarë, Bafte dhe Turabi, kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Tekstin e ka shkruar Nurteel në bashkëpunim me Granit Gashin, ndërsa të njëjtit janë përkujdesur edhe për producimin.


Bafte vjen me paraqitje sensuale dhe mjaft atraktive në videoklipin e ri që besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku.

Screenshot 21 10 Bafte (Foto: YouTube)

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, Time Pictures.

Këtë projekt të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në kanalin zyrtar të Baftes në platformën YouTube.

Screenshot 23 8 Turabi (Foto: YouTube)

Në bazë të disa reagimeve që janë bërë, kënga është pëlqyer dhe tashmë është shpërndarë gjithandej në rrjete sociale. /Telegrafi/