LAJMI I FUNDIT:

Hakohet posta elektronike e FBI-së, dërgohen qindra mijëra e-mail të rrejshëm

Hakohet posta elektronike e FBI-së, dërgohen qindra mijëra e-mail të rrejshëm

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka filluar hetimet pasi që nga një prej serverëve të tyre janë dërguar mijëra e-mail të rrejshëm, që paralajmërojnë për sulm të mundshëm kibernetik.

Agjencia amerikane e Inteligjencës ka njoftuar se incidenti ka ndodhur të shtunën në mëngjes, duke mos dhënë më shumë detaje, transmeton Telegrafi.


E-mailet rrjedhin nga Ministria për Siguri të Brendshme dhe me to paralajmërohet për kërcënim: “Urgjent, kërcënim në sisteme”.

Në e-mailet e dërguar thuhet se ata janë “cak i një sulmi të sofistikuar zinxhiror”, kanë bërë të ditur nga organizata jofitimprurëse Spamhouse.

Mediat amerikane raportojnë se janë dërguar mbi 100 mijë e-mail. E FBI të shtunën njoftoi se janë njohur me “incidentin që përfshin e-mail të rrejshëm në @ic.fbi.gov”.

Agjencia njoftoi se hardueri i hakuar është shkyçur shpejtë pasi që u zbulua problemi, e opinioni u paralajmërua të “jetë i kujdesshëm me e-mail e panjohura”, dhe se të gjitha ato e-mail t’i raportojë në qeveri dhe që i konsiderojnë si aktivitete të dyshimta.

Megjithatë akoma nuk dihet nëse e-mail i kanë dërguar ndonjë person i caktuar me qasje në serverët e FBI-së, apo janë të përfshirë hakerët. /Telegrafi/