LAJMI I FUNDIT:

Haki Abazi i LVV-së del kundër qëndrimit të Grupit Parlamentar, kërkon një zgjidhje për Trustin

Haki Abazi i LVV-së del kundër qëndrimit të Grupit Parlamentar, kërkon një zgjidhje për Trustin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar që të arrihet një konsensus ndërmjet gjitha grupeve parlamentare për çështjen e tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohet kjo nismë legjislative, Abazi dha disa propozime që sipas tij do të nxjerrtë vendin nga ngërçi për Trustin.


“Propozimi im me dashamirësi është nëse vërtet ia doni të mirën qytetarit, të tërhiqeni dhe gjitha grupet parlamentare të dalin me një zgjidhje. A është 10 për qindëshi tërheqje pa pagesë të tatimeve apo 30 për qindëshi i tërheqjeve të qytetarëve, meqë rast duhet të paguhen tatimet, pasi është tërheqje para kohe. A po është një modalitet i tretë brenda të cilit nuk ka humbës apo fitues, por ka zgjidhje për qytetarin, është çështje e një debati ku duhet të thirren edhe ekspertët për të ikur tutje”, tha ai, transmeton KP.

Gjatë seancës së sotme edhe deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, është distancuar nga Grupi i tij Parlamentar rreth çështjes së tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Megjithatë ai tha se prapë është kundër kësaj nisme, duke dhënë arsyet e tij gjatë fjalës së tij në Parlament.

“Unë distancohem nga fjalimi i Armend Mujës në emër të Grupit Parlamentar. Pse detyrohem të flas sot unë është për shkak edhe një opinioni që është krijuar rreth kësaj teme ku edhe qytetarët kanë jashtëzakonisht interes për të diskutuar dhe për të parë edhe mundësinë më të mirë që mund të nxjerrim nga ky propozim”.

Rrahmani tha se edhe herën e parë kur janë tërhequr, ai ka qenë kundër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori