Hajvalia dhe Prishtina me fitore vazhdojnë luftën për titull

Padyshim që vëmendja e të gjithë adhuruesve të futbollit ishte në kryeqytet në ndeshjen mes Hajvalisë dhe Trepçës ’89, që i takoi vendasve me rezultat 4-2.
Semir Zeneli, Arbër Prekazi dhe një autogol i mysafirëve i sollën tri pikë të rëndësishme Hajvalisë, ndërsa për 89-shin shënuan Kreshnik Lushtaku dhe Berat Hyseni.
Ndërkohë fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Prishtina nga udhëtimi në Ferizaj.
Kryeqytetasit arritën ta mposhtin Ferizajn me rezultat minimal 1-0, duke siguruar tri pikë tejet të rëndësishme në luftën për titull.
Dy ndeshjet tjera ajo mes Vëllaznimit dhe Kosovës së Vushtrrisë si dhe Dritës e Istogut përfunduan ashtu siç filluan pa fitues dhe me rezultat të barabart 0-0. /Telegrafi/
Rezultatet:
Trepça – Ferronikeli 0-2
Drenica – Besa 3-0
Hajvalia – Trepça ’90 4-2
Ferizaj – Prishtina 0-1
Drita – Istogu 0-0
Vëllaznimi – Kosova Vushtrri 0-0



















































