Hajrizi lë Trepçën për Pejën

“Kemi arritur marrëveshje me Pejën dhe do të nënshkruaj kontratë për një vit. Shpresoj që t’ua kthejë atyre për të mirë”, deklaroi Hajrizi për Express.
Ai i tregoi edhe arsyet e largimit nga ‘Xehetarët’, duke insistuar se dëshiron të luajë në një ekip që synon trofe, e jo vetëm sa për pjesëmarrje.
“Trepça nuk ka ambicie për kampion, kështu që nuk dua të rri tek një ekip që nuk ka synime serioze dhe konkrete, pasi që unë jam njeri ambicioz dhe kërkoj të fitoj trofe çdo sezon”, shtoi njëri prej basketbollistëve më të mirë të Kosovës.
“Gjithashtu, marrëdhëniet me disa anëtarë të kryesisë nuk ishin prej më të mirave, prandaj preferova largimin. Shpresoj që këta njerëz që nuk ia duan të mirën Trepçës, të largohen”, përfundoi Hajrizi, i cili vjet me Trepçën e fitoi titullin e kampionit të Kosovës. /Telegrafi/




















































