Hajrizi e Grapci të provohen në Evropë

Kryetari i këtij klubi, Art Gashi, ka deklaruar për gazetën Tribuna se Hajrizi dhe Rron Grapci do të shkojnë në një kamp evropian për t’u përgatitur dhe për t’u vëzhguar nga disa trajnerë të skuadrave të Euroligës si dhe vëzhgues nga shumë klube të tjera evropiane.
Hajrizi edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me pejanët, mund të largohet nga ky klub. Në kontratën e lojtarit është e specifikuar mundësia e largimit të tij në çdo kohë që në adresë i vjen një ofertë nga një klub jashtë Kosovës.
“Në mirëkuptim me klubin e Pejës, ne jemi pajtuar për një klauzolë të tillë. Gjithsesi, për pak më mirë nuk do ta ndërroj Pejën, vetëm nëse vjen ndonjë ofertë më e madhe”, ka deklaruar Hajrizi për gazetën. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/06/2013



















































