LAJMI I FUNDIT:

Hajni filmohet duke vjedhur fanellën, e cila ishte vendosur në nderim të pronarit të ndjerë të Leicester Cityt (Video)

Hajni filmohet duke vjedhur fanellën, e cila ishte vendosur në nderim të pronarit të ndjerë të Leicester Cityt (Video)
Foto: Ilustrim

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti kur një hajn vodhi një fanellë sportive, të lënë jashtë ambasadës tajlandeze në Londër, në kujtim të kryetarit të vdekur të ekipit të futbollit, Leicester City.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, një burrë u kap nga kamerat e sigurisë rreth hyrjes së ambasadës, para se të rrëmbejë fanellën dhe ta fuste atë në çantën e tij.


Piloti i helikopterit të rrëzuar të Leicester Cityt kishte dhënë një intervistë, para aksidentit me pesë të vdekur (Foto/Video)
Lexo po ashtu Piloti i helikopterit të rrëzuar të Leicester Cityt kishte dhënë një intervistë, para aksidentit me pesë të vdekur (Foto/Video)

Ai ishte lënë në nderim të pronarit dhe kryetarit të klubit të futbollit, të vrarë tragjikisht në një aksident me helikopter të shtunën e kaluar.

Bëhet e ditur se vjedhja ndodhi rreth orës 3 pasdite, vetëm disa orë pasi fanella ishte vendosur së bashku me një shall të klubit dhe shënim të shkruar me dorë në kujtim të Vichai Srivaddhanaprabha.

Momenti kur polici tenton të shpëtojë personat brenda helikopterit, pak minuta pas rrëzimit jashtë stadiumit të Leicesterit
Lexo po ashtu Momenti kur polici tenton të shpëtojë personat brenda helikopterit, pak minuta pas rrëzimit jashtë stadiumit të Leicesterit

Sipas The Sun, në shënim shkruhej: “R.I.P Vichai, ti bëre që çdo ëndërr e tifozëve të Leicesterit të bëhet realitet”.

Ndryshe, pronari miliarder Vichai Srivaddhanaprabha bleu klubin në vitin 2010 dhe i mbikëqyri ata duke fituar Kampionatin, triumfi i tyre historik i Premier League në vitin 2016 dhe pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Vichai Srivaddhanaprabha: Profili i pronarit të Leicester Cityt, njeriu për të cilin të gjithë po flasin tani
Lexo po ashtu Vichai Srivaddhanaprabha: Profili i pronarit të Leicester Cityt, njeriu për të cilin të gjithë po flasin tani

Ndërkohë është raportuar se piloti kishte shmangur një tragjedi edhe më të madhe, duke drejtuar aeroplanin në mënyrë heroike larg nga një grup i tifozëve.

Veç kësaj, Daily Star Online shkruan se helikopteri mund të ishte rrëzuar nga një sulm zogjsh pasi ata ishin tërhequr nga reflektorët e stadiumit. /Telegrafi/