LAJMI I FUNDIT:

Piloti i helikopterit të rrëzuar të Leicester Cityt kishte dhënë një intervistë, para aksidentit me pesë të vdekur (Foto/Video)

Piloti i helikopterit të rrëzuar të Leicester Cityt kishte dhënë një intervistë, para aksidentit me pesë të vdekur (Foto/Video)

Piloti i helikopterit i cili u rrëzua jashtë stadiumit të Leicester Cityt duke vrarë të pesë personat në bord kishte zbuluar obsesionin e tij për sigurinë, në një intervistë të tij të fundit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Eric Swaffer, 53, ishte drejtues i helikopterit në pronësi të kryetarit të klubit Vichai Srivaddhanaprabha kur ai u rrëzua të dielën, vetëm pak momente pas largimit nga pista, pas barazimit 1-1 të klubit me West Ham në Premier League, në stadiumin King Power.


Pronari miliarder Vichai bleu klubin në vitin 2010 dhe i mbikëqyri ata duke fituar Kampionatin, triumfi i tyre historik i Premier League në vitin 2016 dhe pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë me privatefly.com, Swaffer është përshkruar si një pilot i aeroplanit privat dhe helikopteri me “mbi 20 vjet përvojë fluturimi”.

Momenti kur polici tenton të shpëtojë personat brenda helikopterit, pak minuta pas rrëzimit jashtë stadiumit të Leicesterit
Lexo po ashtu Momenti kur polici tenton të shpëtojë personat brenda helikopterit, pak minuta pas rrëzimit jashtë stadiumit të Leicesterit

Swaffer ka folur rreth asaj se sa e rëndësishme ishte siguria për të, në intervistën e tij të fundit të njohur, para përplasjes fatale.

I pyetur se çfarë automjeti voziste, piloti u përgjigj: “Audi A4 – siguria dhe besueshmëria është gjithçka për mua”.

Piloti me përvojë gjithashtu ka folur për dashurinë e tij të hershme për fluturimin dhe pse ai donte të ishte një pilot që nga koha kur kishte vizituar një kabinë fluturimi, kur ishte fëmijë.

Vichai Srivaddhanaprabha: Profili i pronarit të Leicester Cityt, njeriu për të cilin të gjithë po flasin tani
Lexo po ashtu Vichai Srivaddhanaprabha: Profili i pronarit të Leicester Cityt, njeriu për të cilin të gjithë po flasin tani

Ai shtoi se ai e donte punën e tij sepse “udhëtimi është diçka e mrekullueshme, gjithashtu edhe njerëzit fantastik që takoni gjatë rrugës”.

Ndërkohë është raportuar se piloti kishte shmangur një tragjedi edhe më të madhe, duke drejtuar aeroplanin në mënyrë heroike larg nga një grup i tifozëve.

Veç kësaj, Daily Star Online shkruan se helikopteri mund të ishte rrëzuar nga një sulm zogjsh pasi ata ishin tërhequr nga reflektorët e stadiumit. /Telegrafi/