LAJMI I FUNDIT:

Hajdinaga nga Koalicioni shqiptar i Malit të Zi: Të rishikohet çështja e Demarkacionit

Hajdinaga nga Koalicioni shqiptar i Malit të Zi: Të rishikohet çështja e Demarkacionit

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, Gëzim Hajdinaga, kryesues i Listës që përfaqëson koalicionin “Me një qëllim”, të përbërë nga Partia Demokratike, Iniciativa Qytetare-Tuz, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”, në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit ka folur për pritjet dhe rëndësinë që kanë këto zgjedhje dhe për bashkimin e forcave shqiptare atje.

Hajdinaga ka folur edhe për qëndimin e forcës së bashkuar shqiptare rreth Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, ndërsa këto zgjedhje i ka vlerësuar si më të rëndësishmet pas referendumit për pavarësinë e Malit të Zi.


“Bashkimi i forcave në koalicionin tonë shqiptarë, gjithsesi është një hap para dhe, mos të harrojmë se shqiptarët këtu edhe kësaj here janë me tre lista (koalicione). Bashkimi është i rëndësishëm meqë këto zgjedhje janë edhe më të rëndësishmet dhe vendimtare për integrimet tona, do të thoja janë më të rëndësishmet pas referendumit për pavarësinë e Malit të Zi.”-tha Hajdinaga.

Gëzim Hajdinaga që ka qenë edhe ish ministër për të drejtat e pakicave në Qeverinë e Malit të Zi dhe ish-kryetar i Komunës së Ulqinit e tash kryesues i Listës shqiptare me moton ‘Me një Qëllim’, duke folur për Radio Dukagjinin, është prononcuar edhe për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

“Tek çështja e Deamarkacionit Mali i Zi – Kosovë, mendojmë se negociatat janë arma më e mirë e rishikimit të çdo pengese që mund të ketë në bisedimet ndërfqinjësore, por edhe mes vete. Unë uroj që kjo të shkojë në të mirë të të dyja shteteve pa u prekur asnje milimetër nga asnjëri shtet, por duke u verifikuar e vërteta. Çështja të zgjidhet edhe pajtimin e popullatës andej dhe këndej kufirit”,deklaroi Hajdinaga, për Radio Dukagjinin. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori