LAJMI I FUNDIT:

HAJDE: Të martën protesta për të zgjuar nga gjumi Gjykatën Kushtetuese

HAJDE: Të martën protesta për të zgjuar nga gjumi Gjykatën Kushtetuese

Platforma për politika qytetarie ”HAJDE” thërret qytetarët në protesta në ora 18, ditën e martë për të protestuar kundër vendimeve për amnistimin e manipuluesve të zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protesta do të fillojë nga ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë, do të kaloj para zyrës kryetarit Gjorgje Ivanov dhe do të mbarojë para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese në qendër të Shkupit.


”I thërrasim qytetarët të na bashkangjitet të martën për të shprehur revoltën për krimin në Maqedoni ku shteti është në duar të atyre që manipuluan zgjedhjet dhe tani Gjykata Kushtetuese i amniston” thotë Uranija Nirovska nga platforma për politika qytetarie./Telegrafi/