LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina: Qëndroj në Parlament për interesin e Shqipërisë

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina: Qëndroj në Parlament për interesin e Shqipërisë

Edhe pse zërat ishin artikuluar prej ditësh, se deputetja Rudina Hajdari nuk do ta dorëzonte mandatin e deputetes, ajo zgjodhi që këtë fakt ta bëjë publikisht përmes një interviste në “Zërin e Amerikës”.

Sipas zonjës Hajdari, dy janë arsyet që e detyruan atë të mos heqë dorë nga mandati, duke përmendur madje edhe destabilizimin e vendit.

“Vendimi për dorëzimin e mandateve dëmton interesat e Shqipërisë, dëmton proceset integruese, por edhe marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të zbatoj Kushtetutën e Republikës. Jam vënë përpara një përgjegjshmërie. Duke parë situatën, Shqipëria është në udhëkryq. Nuk zjedh rrugën për karrierën politike, por rrugën e së ardhmes së Shqipërisë. Unë mendoj se parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, u jep oksigjen partive politike, ai është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin”, tha Rudina Hajdari


Duke dhënë shumë arsye për mosdorëzimin e mandatit të saj si deputete, Hajdari përmend edhe vendimin e partisë në të cilën bën pjesë, vendim që e ka konsideruar të nxituar dhe të pakonsultuar me të.

“Për sa i takon disiplinës brenda Partisë Demokratike, çdo deputet ka peshën e vet në vendiet e partisë. Kur marrim këto vendime kaq të rëndësishme në një mënyrë kaq të rrufeshme, duhet të jemi të përgjegjshëm se çdo deputet ka peshën e vet dhe vendim-marrjen e vet. Ky vendim ka lidhje me Kushtetutën tonë. Unë nuk mund të ndjek dot një vendim kolegjial, që shkon kundër frymës së Kushtetutës së Shqipërisë, kundër interesit të Shqipërisë. Më vjen keq nëse unë zhgënjej partinë time në këtë mes, por unë do të zgjedh interesin e Shqipërisë mbi të gjitha”, tha zonja Hajdari.

Deputetja demokrate, e cila do të jetë në sallën e Kuvendit, foli edhe për përjashtimin nga partia, nëse do të merret një vendim i tillë, si rasti i Myslim Murrizit.

“Unë dua t’i kujtoj Partisë Demokratike se kjo nuk është hera e parë që ajo përjashton deputetë apo anëtarë të saj, madje kanë ndodhur edhe në familjen time, ka ndodhur me tim atë dy herë dhe në të dy rastet ato janë penduar për këto vendime”, tha Rudina Hajdari.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori