LAJMI I FUNDIT:

Hajdari: Pallati i Rinisë do t’i bartet Prishtinës, por duhet të kryhen procedurat ligjore (Video)

Hajdari: Pallati i Rinisë do t’i bartet Prishtinës, por duhet të kryhen procedurat ligjore (Video)

Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Ekrem Hajdari në emisionin “Përballje” ka deklaruar se për AKP-në bartja e pronësisë të Pallatit të rinisë nga AKP te komuna e Prishtinës nuk është problem, pasi që për këtë ka pajtueshmëri institucionale, mirëpo kjo duhet të bëhet me procedura të rregullta ligjore.

“Në kuadër të ligjit për Prishtinën, e kemi parë që pallati fatkeqësisht nuk është i përfshirë… Së fundmi kemi pasur një takim me kryeministrin Haradinaj, i cili ka shprehur vullnetin e tij që Pallati t’i kalojë në menaxhim Komunës së Prishtinës, e po ashtu edhe bordi i AKP-së ka vlerësuar këtë. mirëpo kjo duhet vetëm të përfundojë në aspektin e rregullt ligjor…ku edhe duhet të barten edhe obligimet e këtij pallati”, ka vlerësuar Hajdari.


Ai po ashtu ka folur edhe për kërkesën e komunës së Prishtinës që t’i lirojë objektet në të cilat është vendosur AKP, e të cilat janë pronë e komunës së Prishtinës.

“Besoj që nga pranvera e vitit 2018 AKP do të zhvendoset në një vend tjetër, jemi në proces të identifikimit të zyrave të përshtatshme për AKP”, ka deklaruar Hajdari.

Drejtori menaxhues i AKP-së ka folur edhe për fondin e privatizimit, shpërndarjen e 20 % për punëtorët etj.

Pjesën lidhur me këtë çështje mund ta shikoni nga minuta 29:20. /Telegrafi/