Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti një tryezë diskutimi me hisedarë nga institucionet shtetërore dhe sektori privat për të diskutuar rreth fuqizimit të dialogimit mes sektorit publik dhe privat dhe prioriteteve për vitin 2022.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari tha se programi i Qeverisë përfshin objektiva të ministrisë që ajo udhëheq, si rritja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve vendore duke pasur parasysh se vendi ynë është furnizues alternativ për investitorët e huaj, rritja e infrastrukturës së cilësisë, zhvillimi i qëndrueshëm përmes turizmit, inovacioni dhe ndërmarrësia si një sistem i brishtë i trashëguar dhe përkrahja dhe nxitja e bizneseve të cilët kanë për synim investimin.
Hajdari tutje tha se pa ndihmën e sektorit privat, këto objektiva nuk do të mund të realizohen.
Ajo theksoi në veçanti Ligjin për Investimet Strategjike dhe të Huaja, duke thënë se ky do të ofrojë një qasje të unifikuar të të bërit biznes në Kosovë, por edhe për të krijuar barazi për të gjithë investitorët vendorë.
“Duhet theksuar në veçanti investimet strategjike dhe të huaja të cilat do të jenë të përfshira në një ligj të vetëm dhe do të oftojnë mundësinë e negocimit të drejtpërdrejt me Qeverinë”, tha Hajdari.
Ndërsa, zëvendësministëri i MINT-it, Getoar Mjeku inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit të kontribuojnë me komente në udhëzimet adiministrative, duke thënë se kontributi i sektorit privat u ndihmon shumë institucioneve në vendimmarrje.
Pjesëmarrësit nga sektori privat theksuan disa nga shqetësimet e tyre të cilat ndërlidhen me zonat industriale, zonat doganore dhe lehtësimin e financimit të eksportit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur