Hailey Bieber dhe Justin Bieber u panë të afërt dhe të dashuruar gjatë një feste për albumin e ri të këngëtarit, “Swag”, i cili u publikua më 11 korrik.

Modelja 28-vjeçare ndau në Instagram një fotografi intime duke e puthur Justin-in pa bluzë, ndërsa ai e mbante të përqafuar gjatë eventit në klubin ekskluziv Bird Street.


Albumi i ri i Justin-it ka ngritur dyshime mes fansave, pasi disa nga tekstet aludojnë për vështirësi në martesën e tyre, shkruan DailyMail.

Në këngën “Daisies”, ai flet për mungesë komunikimi dhe pasiguri në marrëdhënie, duke lënë të kuptohet se çifti po kalon një periudhë të ndërlikuar.

Megjithatë, gjatë festës, dyshja u shfaq në harmoni. Hailey mbante një pije në dorë dhe qëndronte pranë Justin-it, ndërsa ai festonte me miqtë, kërcente dhe ndante momente në rrjetet sociale.

Në një fotografi tjetër, ai shihet duke e përqafuar nga pas bashkëshorten e tij.

Çifti është i martuar që nga viti 2018 dhe së fundmi janë përballur me thashetheme për probleme në çift, të nxitura edhe nga sjelljet e Justin-it në publik dhe në rrjete sociale.

Megjithatë, puthja publike duket si një sinjal i qartë i qëndrueshmërisë së lidhjes së tyre. /Telegrafi/