LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Shqipëria në pararojë të anëtarësimit në BE

Hahn: Shqipëria në pararojë të anëtarësimit në BE

Në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane ”Die Welt” komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi se Shqipëria ndodhet në pararojë të anëtarësimit në union.

”Zbatimi i marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës jep sinjalin se pajtimi në Ballkan është i mundur. Kjo marrëveshje ka efekt gjallërues edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës”, thotë Hahn.


”Dhe veprime të tilla do të çojnë në rrugëzgjidhjen e procesit të anëtarësimit”, thekson ai.

Pyetjes së ”Die Welt” se përse do të ndodhë një gjë e tillë, Hahn jep dy arsye.

”Për dy arsye. E para, sepse vendet e BE-së argumentojnë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim nëse përfshihen të gjitha së bashku dhe e dyta ka një konkurrencë pozitive në Ballkan se cili vend bën progresin më të shpejtë”, thotë Hahn.

”Për një kohë të gjatë Serbia dhe Mali i Zi ishin konsideruar në pararojë në procesin e anëtarësimit, por aktualisht në pararojë të këtij procesi mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia”, thekson në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane ”Die Welt” komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori