LAJMI I FUNDIT:

Hahn-Ahmeti: Diskutim mbi zgjedhje kredibile (Cicërimë)

Hahn-Ahmeti: Diskutim mbi zgjedhje kredibile (Cicërimë)

Eurokomisioneri Johanes Hahn u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim është diskutuar për përmbushjen e plotë të kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike.


Johanes Hahn shkroi në Twitter se kanë shkëmbyer qëndrime të mira me Ali Ahmetin.

”Kishim një takim shumë të mirë me Hahn dhe qëndrimi jonë i përbashkët është se marrëveshja e arritur duhet të respektohet nga të gjithë, kjo është pikë kyçe për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike”, deklaroi Ahmeti pas takimit me Hahn.

Ahmeti e ka informuar Hahn se nuk ka kohë që të shqyrtohen dhe votohen ndryshimet e propozuara nga PSP në lidhje me vazhdimin e mandatit dhe me ndryshimin e ligjit për dëshmitarët.

Më herët Hahn është takuar me Katica Janevën, Emil Dimitriev dhe me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi./Telegrafi/