LAJMI I FUNDIT:

Haaland nuk do të bëjë presion për largim nga Borussia Dortmundi gjatë verës

Haaland nuk do të bëjë presion për largim nga Borussia Dortmundi gjatë verës

Erling Haaland është zotuar të respektojë dëshirat e Borussia Dortmund kur bëhet fjalë për ndonjë vendim mbi të ardhmen e tij, me sulmuesin norvegjez që nuk do të bëjë presion për një lëvizje në afatin kalimtar të verës.

Klubet kryesore në të gjithë Evropën po hedhin vështrime admiruese në drejtim të 20-vjeçarit, me Manchester Cityn, Real Madridin, Barcelonën dhe Manchester Unitedin që thuhet se janë të etur për ta transferuar lojtarin.


Megjithatë, Haaland është i lidhur me një kontratë deri në vitin 2024 dhe nuk sheh asnjë arsye për ta prishur atë marrëveshje pasi ndihmoi klubin e tij aktual të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Kur 41 gola dhe titulli kampion nuk mjaftojnë - Haaland zgjidhet ‘Lojtari i edicionit në Bundesliga’
Lexo po ashtu Kur 41 gola dhe titulli kampion nuk mjaftojnë - Haaland zgjidhet ‘Lojtari i edicionit në Bundesliga’

“Unë kam një kontratë për disa vjet, kështu që unë jam i respektueshëm ndaj kontratës sime”, ka thënë fillimisht Haaland për Viaplay.

“Një vend i siguruar në Ligën e Kampionëve ishte shumë i rëndësishëm për mua, unë dua të luaj futboll në Ligën e Kampionëve. Dhe unë kam ëndrra të mëdha”.

“Sapo fitova trofeun tim të parë të madh dhe ishte një ndjenjë e shkëlqyeshme. Kështu që unë dua të fitoj më shumë trofe”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori