LAJMI I FUNDIT:

“Gylenisti” kërkon azil në Shqipëri

“Gylenisti” kërkon azil në Shqipëri

Në Shqipëri shtetasi turk Selami Simsek, i arrestuar vitin e kaluar në aeroportin “Nënë Tereza” me dokumenta fallso, ka kërkuar azil duke deklaruar se ndjehet i pasigurt të kthehet në Turqi

Në një letër drejtuar autoriteteve të kufirit, të shkruar në turqisht dhe shqip, ai shpjegon se në Turqi atë e konsiderojnë pjesë të lëvizjes Gulen e për pasojë “atje mund t’i nënshtrohet veprimeve keqtrajtuese”, shkruhet në kërkesn e tij.


Përfaqësues të ambasadës turke ishin të pranishëm në sallën e gjyqit në seancën e parë që u mbajt në Gjykatën e Tiranës.

Turku Simsek, duket se ka zgjedhur këtë rrugë për të shmangur fatin që pati bashkëkombasi i tij Harun Çelik. Të dy u arrestuan në të njejtën ditë dhe për të njejtin motiv, raporton Zëri i Amerikës.

Ndaj Çelik, autoritetet shiptare vepruan me urgjencë duke e dëbuar atë nga Shqipëria, sapo doli nga burgu, e pa i lënë asnjë mundësi që të bënte ankim, siç parashikojnë vetë ligjet shqiptare.

Ndonëse dhe Çelik tentoi të kërkonte azil, madje dhe në momentet e fundit para largimit nga Shqippëria, autoritetet pohuan se nuk ka patur një kërkesë me shkrim për azil, ndërkohë që legjislacioni shqiptar parashikon se “Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe”.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori