Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja amerikane dhe i dashuri i saj kanë vendosur të kenë një fëmijë të përbashkët.

Gwen Stefani dhe muzikanti, Blake Shelton janë në lidhje tre vjetët e fundit dhe tani kanë vendosur të bëhen prindër të një fëmije përmes një nëne surrogate.


Biondina tashmë nënë e tre djemve në saje të martesës, tashmë ish-bashkëshortit, Gavin Rosedale.

3553518365beea13b02e7c772316441 w640

Siç raporton revista amerikane Us Weekly, dyshja janë në përgatitjet përfundimtare për zgjedhjen e nënës që t’ua sjell në jetë fëmijën.

Ata janë së bashku që nga viti 2015 dhe nëse këto spekulime janë të vërteta, ky do të jetë fëmija i parë për Shellon, megjithëse ishte i martuar me këngëtaren, Miranda Lambert.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme të muzikës dhe do të mbajnë disa koncerte gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/