LAJMI I FUNDIT:

I guximshëm apo i çmendur? Shoferi i një veture 4WD përpiqet të kalojë lumin famëkeq edhe pse shumë krokodilë bllokojnë shtegun

I guximshëm apo i çmendur? Shoferi i një veture 4WD përpiqet të kalojë lumin famëkeq edhe pse shumë krokodilë bllokojnë shtegun

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale janë rishfaqur duke treguar një udhëtim të pabesueshëm në një vendkalim famëkeq të lumit të rrethuar nga të paktën gjysmë duzinë krokodilësh në Australi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e filmuar në Cahills Crossing në Kakadu në Territorin Verior u postua fillimisht në TikTok pothuajse dy vjet më parë, ende po bën xhiron e mediave sociale me më shumë se 1.4 milionë shikime.


Në pamje që janë bërë virale shihet shoferi duke kaluar nëpër vendkalimin e zhytur duke u shfaqur i patrazuar nga deri në gjashtë krokodilë të ujit të kripur që bllokojnë shtegun.

@chloeattrill2 #cahillscrossing #northernterritory #crocodile ♬ Australia’s Outback – Sound Effects

Shoferi “me mirësjellje” ndaloi në disa raste për t’u dhënë rrugën grabitqarëve përpara se të arrinte në mënyrë të sigurt në anën tjetër pa ndonjë incident.

Dhe vizitorët dhe vendasit mund të dallohen në sfond duke parë nga afër udhëtimin e rrezikshëm të shoferit.

Shoferët janë në mesin e qindra njerëzve që kanë rrezikuar jetën e tyre duke lëvizur mbi vendkalimin me shumë krokodilë. /Telegrafi/