LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Sejko: Inflacioni në Shqipëri arriti në 8 për qind, rekordi më i lartë që nga viti 1998

Guvernatori Sejko: Inflacioni në Shqipëri arriti në 8 për qind, rekordi më i lartë që nga viti 1998

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se inflacioni në vend arriti në 8 për qind në tremujorin e tretë, më i larti nga viti 1998, duke shtuar ekonomia shqiptare rrezikon të jetë për një kohë të gjatë nën efekt të inflacionit të lartë.

Në një konferencë për mediat, Sejko nënvizoi se shkak i inflacionit në Shqipëri është bërë kriza energjetike që ka prekur të gjithë Europën, efektet e së cilës ndihen edhe në vendin tonë.


“Krizat financiare nuk kanë munguar. Konsolidimi i stabilitetin ekonomik dhe vullnetar, ka pasur nxitës, globalizimin e tregjeve të produkteve”, tha ai.

“Ndonëse inflacioni në Shqipëri paraqitet i ulët, si në kontekstin rajonal dhe në atë evropian, duke pasqyruar ecurinë e fortë dhe të qëndrueshme të kursit të këmbimit dhe çmimet e rregulluara të energjisë elektrike për familjet, baza e tij ka ardhur në rritje e zgjerim. Tashmë, pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflacioni mbi objektivin tonë prej 3 për qind. Po ashtu, artikujt e shportës me normë të lartë apo në rritje inflacioni nuk janë më vetëm mallra e shërbime me origjinë importi, por edhe produkte, të cilat pjesën më të madhe të vlerës së shtuar e gjenerojnë në vend”, tha Sejko.

Megjithatë, Guvernatori i BSH vlerësoi se sektori bankar është i qëndrueshëm dhe besimi i publikut te monedha vendase mbetet i lartë.

“Tregjet financiare janë relativisht të qeta. Sektori bankar është likuid, i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës, ndërkohë që besimi i publikut në monedhën kombëtare mbetet në nivele tejet të larta. Borxhi publik mbetet nën kontroll”. /Telegrafi/