LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori i New Yorkut porosit: Personat e vaksinuar nuk kanë nevojë të bartin maska, po i rikthehemi normalitetit

Guvernatori i New Yorkut porosit: Personat e vaksinuar nuk kanë nevojë të bartin maska, po i rikthehemi normalitetit

Personat që kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit, nga sot nuk do të kenë nevojë të bartin maska, e as të respektojnë distancën sociale fizike, kështu të paktën pretendon guvernatori i New Yorkut, AndrewCuomo.

Sipas tij, shteti ka arritur ta vë nën kontroll situatën e rënduar shëndetësore dhe se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) është në gjendje gatishmërie në rast se kërkohet, transmeton Telegrafi.


“Po i rikthehemi normalitetit. Nëse jeni vaksinuar, jeni të sigurtë, pa maskë e pa distancë sociale fizike”, ka shtuar Cuomo gjatë një konference për media.

Megjithatë, për personat që nuk janë vaksinuar, ai ka një porosi – të bartin ende maska dhe të respektojnë distancën fizike. /Telegrafi/