Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive, Yllka Metaj.
Gjatë takimit, Guvernatori informoi Metajn lidhur me masat që BQK-ja ka ndërmarrë gjatë periudhës së pandemisë, me qëllim të lehtësimit të nevojave të bizneseve për likuiditet dhe për t’i ndihmuar ato në aktivitetin e tyre.
“Gjithashtu, Guvernatori njoftoi të pranishmit lidhur me planet e BQK-së për përkrahje të mëtejme të lehtësimit të qasjes në financa për bizneset dhe lehtësimeve që do të ndërmerren, në rast të nevojës së mëtejme për t’i ndihmuar bizneset që të përballojnë më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre.
Pjesë e diskutimit ishte edhe gjendja aktuale në sektorin financiar, në veçanti atë bankar, i cili vazhdon të jetë i qëndrueshëm, me tregues të lartë të likuiditetit dhe të kapitalit”, thuhet në njoftimin për media.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë kanë falënderuar Guvernatorin Mehmeti për takimin dhe paraqitën kërkesat e tyre ndaj BQK-së dhe sektorit bankar, me qëllim të lehtësimit dhe përkrahjes së aktivitetit të bizneseve anëtare të këtij Rrjeti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata – Auto Mita
Burimet e rinovueshme përbëjnë më shumë se 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në botë
Miratohet Projektligji për bankat, Murati: Synohet rregullimi i aktivitetit bankar e financiar
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Ladies Night me filmin “Back to Black“ me datë 9 Maj në Cineplexx Prishtina
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?