LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Ismaili: Ballkani Perëndimor duhet të bashkëpunojë në sistemin e pagesave TIPS

Guvernatori Ismaili: Ballkani Perëndimor duhet të bashkëpunojë në sistemin e pagesave TIPS

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë në sistemin e pagesave të shpejta të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), i njohur si TIPS.

Kështu ka thënë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili gjatë forumit të ministrave të Ekonomisë në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë.


Në këtë forum, Ismaili ka shpalosur orientimin strategjik të BQK-së drejt reformimit të Sistemit Kombëtar të Pagesave, si dhe rëndësinë e ndërlidhjes me sistemet e pagesave regjionale dhe të Bashkimit Evropian

“Përveç kontributit në ekonomi, për Kosovën ky proces ndikon direkt edhe në shfrytëzimin e përfitimeve të gjëra nga bizneset, qytetarët dhe diaspora, në kuptimin e uljes së kostos, si dhe rritjes së shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve të pagesave dhe remitencave”, ka thënë ndër të tjerash Ismaili. /Telegrafi/