LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori i Bankës së Anglisë: Dollari duhet zëvendësuar me një monedhë botërore si Libra

Guvernatori i Bankës së Anglisë: Dollari duhet zëvendësuar me një monedhë botërore si Libra

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney ka propozuar një valutë botërore të ngjashme me Libra e propozuar nga Facebook në mënyrë që të zgjidhet apo korrigjohet problemi i krijuar nga dollari amerikan.

Edhe pse një ide e paplotë, sipas bankierit britanik një monedhë botërore do të zgjidhte edhe problemin e krijuar nga dualiteti mes dollarit dhe monedhës kineze. Propozimi është bërë në simpoziumin e Jackson Hole dhe sipas tij realiteti i një bote multipolare kërkon një sistem valute multipolare, me një valutë sintetike “hegjemone”, që “reflekton monedha të besueshme si rezervë”.

“Libra, valuta e lansuar nga Facebook është shembulli ‘i profilit më të lartë’ i një monedhe elektronike”, ka thënë Carney, përcjell Telegrafi.


Monedha e re mundet të prodhohet edhe nga një rrjet bankash qendrore për t’u vënë në qarkullim sipas parimeve të Libras, pra duke shfrytëzuar rrjetin e përdoruesve të medieve sociale.

“Diçka nuk funksion më në sistemin financiar ndërkombëtar. Dollari ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme: shumë sipërmarrje mbajnë llogari të shprehura direkt në valutën amerikane. Shkëmbimet pra nuk arrijnë më të riekuilibrojnë tregun botëror. Mjafton të shohësh se çfarë ndodhi në vitin e fundit. Politika fiskale e SHBA-ve nxiti rritjen në një moment kur ekonomia amerikane ishte pranë një momenti të punësimit të plotë. Politika monetare duhet të ‘shtrëngonte’ ndjeshëm, në respekt të mandatit të dyfishtë të Rezervës Federale. Rezultantja e dollarit dhe pasojat financiare përkeqësuan kushtet financiare të pjesë më të madhe të ekonomive të tjera, më tepër sesa do ta diktonin kushtet e tyre të brendshme”, është shprehur ai.

Detaje rreth kriptovalutës 'Libra'
Lexo po ashtu Detaje rreth kriptovalutës 'Libra'

Shkëmbimet tregtare bazuar mbi dollarin kanë sjellë edhe rritjen e shkëmbimeve financiare mbi këtë monedhë me rezultatin se “cikli financiar botëror është një cikël i dollarit”. Carney ka gjetur edhe shprehjen e duhur për ta bërë të kuptueshëm problemin, ku ka modifikuar thënien e ish-sekretarit të Thesarit, John Connally, “dollari ynë, problemi juaj”, në “çdo problem i yni është edhe i Juaji”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Kalo në kategori