LAJMI I FUNDIT:

Guttierez është larguar nga Maqedonia pa vizituar Bozhinovskin

Guttierez është larguar nga Maqedonia pa vizituar Bozhinovskin

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Guttierez është larguar nga Maqedonia pa vizituar gazetarin Zoran Bozhinovski, i cili gjendet në paraburgim në burgun e Shutkës, i akuzuar për rastin “Spiuni”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 kanë theksuar se nuk qëndron konstatimi se është refuzuar kërkesa për vizitë, por për shkak se ndaj kësaj kërkese nuk është përgjigjur gjykatësi përgjegjës i lëndës, i cili ka qenë në pushim.


Sekretari i përgjithshëm i FEG, Guttierez në intervistën për TV21 ka theksuar se ishte kjo ishte vizita e tretë në Maqedoni dhe se çdo herë që ka vizituar vendin, një gazetar ka qenë në burg ose në arrest shtëpiak.

“E shoh që situata është shumë e vështirë për gazetarët. Si e shoh un , mënyra që qeveria dhe drejtësia i trajton gazetarët në Maqedoni është si një mënyrë e vendosjes së presionit në tërë komunitetin gazetaresk në Maqedoni, për të shpërndarë vet censurën. Po përdorin metoda të vrazhda për të përhapë frikë dhe për të pamundësuar që gazetarët të kryejnë punën e tyre”, ka thënë Guttieres.

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkojnë që Bozhinovski të mbrohet në liri, pasi që gjendja e tij shëndetësore është rënduar shumë. Lirimin e tij dhe të akuzuarve të tjerë për rastin “Spiuni” e ka kërkuar edhe Prokurorja Speciale, Katica Janeva, gjatë debatit për raportin e saj gjashtëmujor në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori