LAJMI I FUNDIT:

Gurthyeset shqetësojnë banorët e Llabunishtës (Video)

Gurthyeset shqetësojnë banorët e Llabunishtës (Video)

Banorët e Llabunishtës së Strugës ndjehen të rrezikuar nga disa gurthyese që punojnë shumë pranë shtëpive të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga këto gurthyesengrihet pluhur, ndëgjohet zë ushtues, ndjehen dridhje të tokës, ndërkaq gjithsej janë katër stacione punuese, që kanë një largësi disa qindra metërshe nga njëra-tjetra.


Banorët kanë filluar të acarohen pas lajmeve se do të hapet edhe një gurthyese tjetër në afërsi të Strizhakut, që kërcënon të lë pa ujë rreth 10 mijë banorë. Ata zotohen se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Reagimet e tyre kanë arritur deri te veshët e pushtetit komunal, që ka vendosur të formojë një komision, për të vërtetuar në teren gjendjen faktike. Sipas 24Vesti, Ministria resore sqaron se janë duke e përpiluar studimin për vlerësimin e ndikimit të gurhteses në ambientin jetësor./Telegrafi/