Gurevski, Jankulloska, Janakieski dhe Bozhinovksi: Nuk jemi fajtor, nuk do të arratisemi (Video)
Ata nuk ndjehen fajtor, nuk kanë ndërmend të arratisen, e as të ndërhyjnë në procedurat gjyqësore. Anëtarët e kryesisë së OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski u ankuan sot para Gjykatës së Apelit për masat e kujdesit dhe kërkojnë gjykata tua kthejë pasaportat. Të gjithë janë të akuzuar në rastin Titanik për bashkim kriminal, shpërdorim të parave në fushatën zgjedhore dhe shkelje të së drejtës për të votuar. I pandehuri i parë Nikolla Gruevski këmbënguli që gjykata t’ia pranojë ankesën, sepse pasaporta i duhet për të lobuar te partitë simotra jashtë vendit në prag të zgjedhjeve lokale. Ai paralajmëron fitore në zgjedhje dhe deklaroi se nuk do arratiset.
”Unë u shfaqa këtu për t’u përgjigjur në të gjitha gënjeshtrat dhe të pavërtetat e tyre që i thanë në periudhën e kaluar dhe tu tregoj se planifikoj në zgjedhjet e ardhshme të fitoj si lider i partisë politike dhe përsëri OBRM-PDUKM të kthehet në pushtet, e jo të ik nga vendi” deklaroi Nikolla Gruevski, i dyshuari i parë në “Titanik”.
I njëjtë ishte edhe prononcimi i ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.
Unë në rastin tim nuk kam dhënë ndonjë arsye që të propozohet çfarëdo mase për mua, e lëre më të shqiptohet një masë e tillë. Megjithatë, unë besoj në objektivitetin e gjykatës dhe besoj se gjyqtarët do të punojnë në bazë të ligjit, në bazë të argumenteve dhe sipas fakteve duke mos u solidarizuar në përmbushjen e ndonjë agjende politike – tha Gordana Jankulovska, e dyshuar në “Titanik”.
Ish-sekretari i Qeverisë, Kirill Bozhinovski gjithashtu e kërkoi pasaportën e tij dhe në gjykatë tha se nuk ka më ndërmend të mbajë poste publike. Mile Janakieski, me këmbëngulje përsëriste se nuk ka ndikuar mbi dëshmitarët. Dhe, derisa ata përpiqen ta bindin gjykatën për t’ua kthyer pasaportat, Prokuroria Speciale Publike përsëri insistoi në paraburgim. Nga Specialja thonë se Gruevski nuk paraqitet për tu marrë në pyetje, për procesverbalin për dëshmi të dëshmitarit i cili doli në publik, e dyshojnë Janakieskin, ndërsa për Jankullovskën vlerësojnë se mund të arratiset për shkak të lidhjeve me funksionarë nga vendet e tjera. Nga Specialja thonë se më së shumti kërkohet paraburgim për shkak të rrezikut të ndikimit mbi dëshmitarët.
Ne besojmë se ky ndikim që kanë në sferën e tyre nëpër funksionet që i kryejnë në parti dhe ajo që tashmë është bërë publike në media, se ndikojnë në dëshmitarët tanë në lidhje me deklaratat e tyre që duhet ta japin në seancën kryesore – u shpreh Gavril Bubevski, prokuror i Speciales.
Nga pesë të pandehurit në rastin Titanik, sot nuk u shfaq vetëm ish-shefi i kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer, për të cilin mbrojtja paraqiti një vërtetim mjekësor se ishte i sëmurë.
Në 48 orët e ardhshme gjykata duhet të vendosë nëse të akuzuarve do tua kthejë pasaportat./ALSAT-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBuleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak