Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i është përgjigjur pretendimeve se ai mund të rikthejë Raheem Sterlingun, të cilin Chelsea e ka përjashtuar nga skuadra pasi nuk llogarit me të. Sterling u largua nga Manchester City për në Chelsea në verën e vitit 2022 pasi ndjeu se rëndësia e tij në skuadrën e Guardiolës po humbiste.  Pas dy sezonesh të dobëta me Blutë, reprezentuesi anglez i është thënë nga trajneri i ri Enzo Maresca se ai nuk është në planet e klubit për të ardhmen.  

skysports sterling guardiola 4268743Si i tillë, Sterling është në kërkim të një klubi të ri dhe është folur se anësori 29-vjeçar mund të kthehet në Etihad si Ilkay Gundogan, i cili iu bashkua tetë herë kampionëve të Ligës Premier, vetëm një vit pasi u largua.


 Kur u pyet nëse Sterling mund të rikthehej në Manchester City, Guardiola u përgjigj: "Ai është një lojtar i Chelsea, absolutisht. Ndihem shumë i lidhur me kohën kur ishim së bashku me Raheem [Sterling] dhe Enzo [Maresca]. Kështu që i uroj atij të gjitha të mirat, por ai është sigurisht një lojtar i Chelseat". Pas njoftimit për rikthimin e Gundogan në klub, Guardiola u pyet gjithashtu nëse duhet të priten ndonjë nënshkrim para fundit të afatit kalimtar veror. 

dm 240223 Why Raheem Sterling hasnt been a successful signing for Chelsea"Nuk e di. Nuk mendoj kështu. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, ndoshta diçka ndodh përsa i përket lëndimeve - shpresoj se jo - ose tregu ofron diçka të papritur që përshtatet financiarisht ose taktikisht. Për momentin nuk mendoj te blerjet”, deklaroi  Guardiola.

 Stertling ka qenë i lidhur me tre klube, Aston Villa, Crystal Palace dhe Juventus. /Telegrafi/  

telegrafi sport app