LAJMI I FUNDIT:

Gudni Johannesson rizgjidhet president i Islandës – fiton 92.2 për qind të votave

Gudni Johannesson rizgjidhet president i Islandës – fiton 92.2 për qind të votave

Presidenti aktual i Islandës, Gudni Johannesson, është rizgjedhur për këtë post, duke fituar 92.2 për qind të votave të përgjithshme.

Në anën tjetër rivali i tij, biznesmeni dhe njëherit politikani Gudmundur Franklin Jonsson, ka fituar 7.8 për qind të votave, transmeton Telegrafi.


Siç raporton Reuters, 66.9 për qind e qytetarëve kanë dalë për të votuar, më saktësisht 168.821 qytetarë kanë votuar.

48-vjeçari Johannesson, kishte fituar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke u bërë presidenti më i ri i Islandës.

Gjatë mandatit të tij ka filluar betejën për ndryshimet kushtetuese, që do të duhej të finalizoheshin në vitin 2025. /Telegrafi/