LAJMI I FUNDIT:

Gucati: Do të ketë protesta e demonstrata

Gucati: Do të ketë protesta e demonstrata

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë për RTV Dukagjinin se nga nesër do të mblidhet Kryesia e OVL UÇK-së dhe të vendosin për hapat tjerë, pas vendimit për aktakuza kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

“Nuk përjashtojmë protestat por nuk do ta shkatërrojmë vendin tonë pasi këtu dikush edhe dëshiron një gjë të tillë. Ne kemi luftuar për këtë vend dhe kemi mbi 16 mijë të vrarë dhe mbi 6 mijë të gjymtuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Gucati thotë se do të punojnë shumë që në demonstratat ku mblidhen mbi 20 mijë veta të mos shkatërrojnë vendin.

“Do të gjendet një rrugë edhe për protesta dhe besoj se nuk do të ofendojmë as ambasadat e huaja e as KFOR-in sepse ata na kanë ndihmuar”.

I pari i veteranëve thotë se presin që Thaçi e Veseli të dalin faqebardhë nga ky proces.

“Kemi përshëndetur vendimin e zotit Haradinaj kur dha dorëheqje për shkak të ftesës nga Haga, por mendojmë se Presidenti në këtë moment nuk duhet të jep dorëheqje për shkak të bisedimeve. Ne mendojmë se në bisedime duhet të jetë një lider i luftës”, tha ndër të tjera Hysni Gucati./Telegrafi/