Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, në një intervistë për Telegrafin ka komentuar numrin e madh të ftesave nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Gucati ka deklaruar se numri i ftesave që po vijnë është shumë i madh dhe se buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale është i pamjaftueshëm.
“Krahasimi i ftesave për të ftuarit e Gjykatës Speciale me buxhet është shumë i vogël. Nuk mundet as shpenzimet minimale me i mbulu, duke e ditur udhëtimin dhe akomodimin në hotel. Nuk mendoj se ky buxhet do t’i mbulojë të gjitha këto”, ka thënë ai.
Gucati tha se presin formimin e Qeverisë së re dhe që beson se do ndahet buxhet shtesë për të akuzuarit nga Gjykata Speciale.
“Ne presim që të formohet Qeveria e re, sepse Albin Kurti vetë ka premtuar se do t’iu dalë në ndihmë veteranëve të UÇK-së, dhe shpresoj e besoj që do të ndajë buxhet shtesë për këto kategori, të cilat do të ftohen nga Gjykata Speciale”, theksoi ai.
Ndërsa, sa i përket premtimeve të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ai tha se nuk beson që ky premtim do të mund të realizohet.
“Besoj që Albin Kurti do t’i mbajë premtimet e dhënë që i ka bërë në fushate, por nuk besoj që mund të zhbëhet Gjykata, për arsye se koalicioni do të bëhet me LDK-në. Dhe LDK është partia që ka qenë ithtare për me u formu Gjykata Speciale bashkërisht me PDK-në. Dhe nuk besoj që koalicioni do të lejojë që Gjykata të zhbëhet, sepse deputetët e LDK-së e kanë votuar krijimin e saj”, ka thënë ai.
Gucati gjatë intervistës ka thënë se ka informacione nga avokatët ndërkombëtarë se në fund të muajit tetor dhe në fillim të muajit nëntor të ndodhin edhe arrestimet e para./Telegrafi/
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/429242037988547/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi