Yaya Toure është përfolur se do të kalonte te Manchester City për një marrëveshje prej 28 milionë funtesh, e që besohet se ishte arritur mes të dyja klubeve. Futbollisti i Bregut të Fildishtë mezi pret të largohet, për shkak të minutazhit të vogël në Camp Nou.

Sipas El Mundo Deportivo, Guardiola i ka thënë Toures dhe gjithashtu i ka thënë presidentit të ri Sandro Rosell që të bisedojë me mesfushorin. Rosell pritet që së shpejti të takohet me Touren, në tentim për ta bindur atë të qëndrojë te Barcelona. /Telegrafi/

telegrafi sport app