E ardhmja e Alessandro Bastonit mund të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Qendërmbrojtësi italian ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka pranuar rinovimin e saj.


Bastoni ka admirues të mëdhenj në Angli, ku prej kohësh Tottenham Hotspur po e kërkon transferimin e tij.

Ndërkohë së fundmi në garë është futur edhe Manchester City, me Pep Guardiolën që e pëlqen jashtëzakonisht shumë qendërmbrojtësin italian.

Bastoni 1

23-vjeçari është shtylla kryesore e mbrojtjes së Interit dhe largimi i tij nga Giuzeppe Meazza do të ishte një goditje për gjigantin italian.

Neroazzurët synojnë ta blindojnë mbrojtësin me një kontratë deri në vitin 2027 ku paga e tij do të shkonte në 4,5 milionë euro neto, por kjo shumë është shumë më e ulët se sa i ofrojnë skuadrat angleze.

fc internazionale v uc sampdoria serie a 1 scaled 1

Bastoni në Angli mund të fitoj një pagë deri në shtatë milionë euro neto në sezon dhe kjo është arsyeja që ai mendon largimin nga vendlindja.

Gjithsesi Interi nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e yllit të skuadrës pa u paguar një shumë prej 70 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app