Kur Denis Ovchinnikov lexoi lajmin se vaksina ruse Sputnik V nuk do të njihej në Evropë, ai vendosi që të udhëtonte për në Beograd.
Ovchinnikov udhëtimin e tij e kishte bërë për t’u vaksinuar me Pfizer.
“Kam kontaktuar me një agjenci të udhëtimeve, e cila ma zgjidhi këtë çështje. Ishte shumë e lehtë. Bëra një pushim të vogël për marrjen e dy dozave të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer”, tha Ovchinnikov, i cili punon në Shën Petersburg, shkruan The Guardian.
Kur Rusia u bë vendi që regjistroi dhe prodhoi në masë një vaksinë në fund të vitit 2020, presidenti Vladimir Putin shpresonte se kjo do të lejonte që vendi të hapej më shpejt se rivalët e tij perëndimorë. Por, Sputnik V ka luftuar për të marrë miratimin ndërkombëtar, duke i ndaluar në mënyrë efektive rusët të udhëtojnë në perëndim, ku mund të vizitojnë vetëm ata me vaksinime të miratuara nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
Kjo ka çuar në një rritje të theksuar të turistëve rusë që shkojnë për t’u vaksinuar në Serbi dhe në vendet tjera që lejojnë udhëtimin pa viza nga Rusia.
“Unë besoj në të gjitha vaksinat. Thjeshtë u ndjeva i bllokuar, për gati dy vjet nuk kam qenë në gjendje të udhëtoj dhe të punoj më në Evropë pas mbylljes së kufijve, kështu që kjo ishte mënyra ime për të dalë”, tha Ovchinnikov, i cili mori për herë të parë vaksinën Sputnik V dimrin e kaluar.
Miratimi i vaksinës nga BE-ja dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të lehtësonte udhëtimin ndërkombëtar për rusët e vaksinuar nga Sputnik V, të cilëve aktualisht u ndalohet të udhëtojnë në shumicën e kryeqyteteve evropiane. SHBA është vendosur gjithashtu të ndalojë hyrjen për ata qytetarë që nuk janë vaksinuar me ato vaksina që nuk janë miratuar nga OBSH-ja ose FDA-ja amerikane.
Megjithatë, BE-ja ka vonuar në mënyrë të përsëritur miratimin e vaksinës ruse dhe ka thënë se Rusia nuk i ka ofruar të gjitha të dhënat për Sputnik V në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA).
Anna Filatovksaya, menaxhere në agjencinë e udhëtimeve Russian Express, tha se problemet e Sputnik V jashtë vendit paraqitën një mundësi biznesi për kompaninë e saj.
“Kur filluam të ofrojmë pakon tonë të udhëtimit për t’u vaksinuar, kuptuam shpejt se ky është një treg i madh. Njerëzit ishin të dëshpëruar, ata kërkojnë një vaksinë që do t’i lejon të udhëtojnë përsëri”, thotë Filatovksaya.
Në një studim i fundit i bërë në Rusi, rreth 40 për qind e të anketuarve thanë se mundësia për të udhëtuar lirshëm ishte arsyeja kryesore për t’u vaksinuar.
Filatovksaya shton se Serbia qysh fillim ishte një opsion “i qartë”, pasi rusëve nuk iu kërkohet viza për të shkuar atje për t’u vaksinuar me Pfizer dhe AstraZeneca.
Megjithatë, Serbia nuk është destinacioni i vetëm për rusët. Pasi disa klientë u ankuan për një hendek tre-javor për t’u injektuar me dy doza të Pfizer dhe AstraZeneca, agjencia turistike e Filatovksayas vendosi të ofrojë udhëtime në Kroacinë fqinje, e cila u ofron të huajve vaksinën me një dozë Johnson & Johnson.
Një nga ata që udhëtoi për në Kroaci ishte Oleg Sentsov, një inxhinier nga Moska.
“Në fakt unë jam imunizuar me një dozë [Johnson & Johnson] pas marrjes së tri dozave të Sputnik V”, tha Sentsov.
Derisa për shumë njerëz si Ovchinnikov dhe Sentsov, një dozë nga vaksinat perëndimore është një rrugëdalje nga izolimi, pasi ata nuk kishin besim te vaksinat ruse.
“Mendova se nëse do të merrja një vaksinë, ajo nuk do të ishte Sputnik V. Unë jam skeptike ndaj produkteve të prodhuara nga Rusia”, shprehet 54-vjeçarja Marina Kalushiva, e cila udhëtoi në Serbi për t’u vaksinuar.
Megjithëse vaksinat e prodhuara në vend janë gjerësisht të disponueshme, vetëm 32 për qind e rusëve janë vaksinuar me dozën e dytë dhe anketat tregojnë se shumica e tyre nuk janë ende gati për t’u imunizuar, pasi ata nuk kanë besim te tre vaksinat e miratuara dhe të prodhuara brenda Rusisë.
Kritikët kanë fajësuar për dështimin e fushatës së vaksinimit me mesazhet e përziera të Kremlinit për pandeminë COVID-19, si dhe besimin e ulët te autoritetet dhe produktet e prodhuara në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zelensky: Putin dëshiron paqe vetëm gjatë paradës së tij

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe

Rusia publikon pamjet e para të ushtarëve të Koresë së Veriut në territorin e saj

Ekspertja gjermane e NATO-s: Evropa, Kanadaja dhe Ukraina duhet të zhvillojnë konceptin e tyre të sigurisë

Ndërprerjet e mëdha të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali shkaktojnë probleme me rrjetet e metrosë, semaforët dhe bankomatët

I kishin zënë rob, operatorët ukrainas të dronëve shpëtojnë bashkëluftëtarët e tyre – i godasin rusët me bomba

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm