eksperti ad

Një raport i ri ka sqaruar paqartësitë e fundit rreth versionit fizik të video-lojës shumë të pritur Grand Theft Auto VI (GTA 6).

Pavarësisht disa pretendimeve se video-loja do të merrte një version në disk pas prezantimit, thuhet se nuk ka plane që GTA 6 të prodhohet në formë disku fizik.


Sipas raportimeve, edicioni “fizik” i lojës do të jetë vetëm një kuti që përmban një kod për shkarkim digjital, dhe jo një disk Blu-ray me video-lojën brenda.

Kjo ka zhgënjyer shumë lojtarë dhe koleksionistë që preferojnë kopjet fizike të video-lojërave, pasi një version i tillë nuk lejon rishitjen apo huazimin tradicional të diskut.

GTA 6 pritet të dalë më 19 nëntor 2026 për konzolat PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S. Video-loja konsiderohet një prej titujve më të pritur në historinë e industrisë së video-lojërave dhe vendimi për të hequr dorë nga disku fizik shihet si një tjetër hap drejt kalimit të plotë të industrisë në shpërndarjen digjitale.

Kjo nuk është hera e parë që kompanitë e video-lojërave largohen nga mediat fizike, por rasti i GTA 6 ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të popullaritetit të jashtëzakonshëm të serisë. /Telegrafi/