LAJMI I FUNDIT:

Grupi Parlametar i Lidhjes Demokratike të Kosovës priti në takim ekipin e FMN- së

Grupi Parlametar i Lidhjes Demokratike të Kosovës priti në takim ekipin e FMN- së

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së,  ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.

Gjatë takimit Hoti, informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike dhe politike ne vend.

Po ashtu temë bisede ishte edhe  Rishikimi i Buxhetit drafti i të cilit sapo ka arritur në Kuvend.

Hoti me këtë rast siguroi Miniane se si Grup Parlamentar do të kujdesën për stabilitetin financiar të Kosovës, si dhe për reformën e domosdoshme në Ligjin për Veteranet e Luftës së UÇK- së  dhe skemat sociale.

Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë, Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Hotit së bashku me anëtaret e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK- së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike ne vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtar siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar./Telegrafi/