LAJMI I FUNDIT:

”Grupi i Kumanovës” këto janë fjalët e fundit të avokates Iseini

”Grupi i Kumanovës” këto janë fjalët e fundit të avokates Iseini

Procesi gjyqësor për lagjen e trimave në Kumanovë filloi me fjalën e fundit të palës mbrojtëse. Avokatja Artene Iseini tha se gjithë procesi është i montuar dhe organizatorët e vërtetë lëre që nuk janë akuzuar por as nuk janë pranuar si dëshmitarë. Ndërsa nga fillimi i procesit janë bërë shkelje të procedurave hetimore që kanë pamundësuar një proces të drejtë. Ajo madje tha se shumë dëshmitarë që kanë qenë kyç për procesin, janë refuzuar nga ana e gjykatës.

”Nëse prokuroria dhe gjykata pretendon që në këta rrethana të përmbyllë procesin gjyqësor për rastet e dhimbshme të pranverës së vitit 2015, atëherë ne do të kërkojmë rihapjen e seancës kryesore dhe pranimin e të gjithë dëshmitë të propozuara të mbrojtjes me qëllim zbulimin e organizatorëve të vërtetë. Gjykata qytetarëve të akuzuarve dhe familjarëve të viktimave mund të ju ofroj vetëm një gjysmë të vërtetë të shtrembëruar të rasteve në fjalë, opsioni i vetëm në këtë kualifikim dhe me provat e deritanishëm më mbetet të kërkojë lirim të gjithë të akuzuarve” – u shpreh Artene Iseini, avokate, njofton Alsat-M.


Seancën e sotme gjyqësore e bojkotuan të akuzuarit Valedet Zekaj, Shefqet Hallaqi, Lirim Demiri, Fatmir Reçica ,dhe Nasuf Beqari.

”E kupton fjalën bojkot? Dua të dal prej këtu pasi kam kërkuar po nuk keni pranuar as dëshmi e as dëshmitarë. Dua ta laj fytyrën para kombit tim. Le ta dinë se a kam ardhur për para ose për komb. Ne e dimë me ditë se kush na ka tradhtuar, ju më dënoni sa të doni” – u shpreh Valdet Zekaj, i akuzuar.

Seanca për fjalët përfundimtare të avokatëve do të vazhdojë nesër. Sipas dinamikës, gjithë procesi gjyqësor pritet të përfundojë në fund të tetorit. /Alsat-M/